Ballina Kronike Ilir Beqaj lirohet nga qelia/ GJKKO i zbut masën e sigurisë, kalon...

Ilir Beqaj lirohet nga qelia/ GJKKO i zbut masën e sigurisë, kalon në arrest shtëpie

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Beqajn, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”.

Beqaj mbahej në burg që prej muajit korrik 2024 si i dyshuar për disa vepra penale lidhur me dosjen SASPAC.

SPAK pretendon se Beqaj dhe të pandehurit e tjerë kanë zhvilluar të paktën tetë procedura tenderimi në kundërshtim me ligjin, megjithatë gjykata vlerësoi se provat e sjella në gjyq nga organi i akuzës nuk janë te mjaftueshme, për këtë arsye i la kohë prokurores se çështjes edhe 3 muaj.

Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën.

Ditën e djeshme, GJKKO liroi edhe bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks