Siguria publike tashmë nuk do te jetë vetëm ekskluzivitet i policisë, por në ndihme të saj do të vijë teknologjia moderne, e cila do të jetë e aftë të analizojë të dhëna si p.sh. shkelje rrugore ose të parandalojë ngjarje kriminale.

Emiratet e Bashkuara do të jene prezente në Shqipëri jo vetëm me projekte infrastrukturore, por edhe me një grant ambicioz që pritet t’i japë Shqipërisë për sigurinë publike.

“Abu Dabi përdoret niveli më i lartë i sigurisë. Nuk ka nevojë të këtë polic në rrugë, pasi nëpërmjet kamerave dhe radarëve monitorohet trafiku dhe nga ky sistem, qytetarët marin penalitetin e parashikuar nga kodi rrugor. Ky është një model, më i miri në botë që kemi ardhur ta shohim dhe kemi hapur diskutimet për ta replikuar edhe në Shqipëri kjo falë bashkëpunimit mes dy qeverive dhe mbështetjes së Presidentit Muhamed Binzajed”, tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Gjatë këtij takimi, u diskutua dhe për ngritjen e një task force mes 2 ministrive. Taskforca do të adresojë gjithë projektet e përbashkëta të cilat synojnë mbështetjen e policisë shqiptare nga Ministria e Brendshme dhe policia e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe e dyta ka të bëjë me luftën ndaj krimit të organizuar.

Një bashkëpunim i rëndësishëm mes dy policive ishte dhe ajo mes akademive, kur studentët shqiptarë të akademisë do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë e Policisë së Abu Dabit duke marrë eksperiencën më të mirë për krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe pastrimit të parave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu