Ballina Kronike I dha vulën e PD-së Berishës, Vettingu shkarkon gjyqtarin Agron Zhukri, nuk...

I dha vulën e PD-së Berishës, Vettingu shkarkon gjyqtarin Agron Zhukri, nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e gjykates se shkalles se pare ne Tirane Agron Zhukri. Në seancën e dhënies së vendimit, Zhukri nuk ishte i pranishëm por u përfaqesua nga djali i tij avokat.

Gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri u paraqit të mërkurën më 17 prill në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me tre përfaqësues ligjorë dhe u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha në një seancë dëgjimore që zgjati rreth 5 orë e gjysmë. Procesi i vetingut për gjyqtarin Zhukri u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar mësohet se ishte Francesco Ciardi.

Sipas relatimit, Zhukri nuk ka deklaruar ndonjë pasuri në posedim apo përdorim, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Sipas KPK-së, nuk janë vërtetuar një pjesë e të ardhurave të deklaruara nga aktiviteti privat, si dhe nuk është provuar pagesa e detyrimeve tatimore për të ardhurat si ndërmjetëse. Për rrjedhojë, ka rezultuar bilanc negativ edhe në këtë investim.

Nga analiza financiare paraprake e KPK ka rezultuar pamundësi edhe për pagesat e kryera në vitin 2003 nga bashkëshortja e Agron Zhukrit për blerjen e një apartamenti në Qerret, kur ka rezultuar me bilanc negativ në masën rreth 11 milionë lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks