Ballina Kronike I dha fund jetës duke u hedhur nga pallati/ Policia e Shkodrës...

I dha fund jetës duke u hedhur nga pallati/ Policia e Shkodrës identifikon viktimën 26-vjeçar

Brisildo Stankoja, 26 vjeç eshte i riu qe humbi jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në lagjen “Vojo Kushi”. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Nga hetimet paraprake, bëhet me dije se i riu ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës. Goditja ka qenë fatale, duke bërë që 26-vjeçari të ndërrojë jetë menjëherë në vendngjarje, përkundër ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit dhe autoambulancës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj tragjedie. Deri më tani, pistat kryesore mbeten ato të një akti të ndërmarrë në kushte të rënduara psikologjike, megjithatë policia po merr në pyetje dëshmitarë dhe familjarë për të kuptuar shkaqet që çuan të riun drejt këtij veprimi ekstrem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks