Familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lekë më pak deri më 31 dhjetor 2025.

Vendimi, që u miratua në fillim të janarit nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë nis sot (1 shkurt 2025)  zbatimin.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

Sipas vendimit, për konsumimin e mbi 700 kw/orë vijon tarifa 9.5 lekë. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

-Nën 700 kw/ orë 8.5 lekë ose 10.2 lekë me TVSH
-Mbi 700 kw/orë 9.5 lekë ose 11.4 lekë me TVSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu