Ballina Sport Hidhet shorti i Superligës për sezonin e ri, në javën e parë...

Hidhet shorti i Superligës për sezonin e ri, në javën e parë spikasin ndeshjet Partizani – Teuta dhe Egnatia – Tirana

Këtë të hënë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u mbajt shorti për kalendarin e Superligës për sezonin e ri 2026-27. Numri i skuadrave pjesëmarrëse në edicionin e 88-të të Superligës do të jetë dhjetë, teksa janë rikthyer Skënderbeu dhe Laçi. Pjesa tjetër përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta. Kampionati është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe të mbyllet më 9 maj 2027.

Kujtojmë se janë parashikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë me të gjitha skuadrat në edicionin 2026-27. Më pas pikët do të përgjysmohen. Gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin “play off” që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje. Kështu do të jenë edhe 10 javë në total.

Në anën tjetër katër skuadrat e tjera do të jenë në fazën “play out”, pikërisht për të mos rënë nga kategoria. Për ta do të jenë tre faza, pra me sfida vajtje-ardhje-vajtje që japin në total edhe 9 javë. Vetëm vendi i dhjetë bie nga kategoria, ndërsa i nënti luan në finalen e “play out” me një ekip të Kategorisë së Parë. Tirana dhe Partizani do të kenë mundësinë për të përdorur stadiumin ‘Air Albania’. Ndërkohë Dinamo do të ketë në përdorim stadiumin ‘Elbasan Arena’, njësoj si AF Elbasani.

Superliga, raundi i parë i sezonit të ri:

Partizani – Teuta

Laçi – AF Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks