Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve për “drejtor të drejtësie vendore” në policinë e Shtetit.

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pasi shqyrtoi dokumentacionin dhe pas intervistës së kandidatëve vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Po ashtu, policia thotë se tre kandidatë nuk u paraqitën në fazën e intervistës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu