Prej 10 ditesh fëmijët e fshatit Mali Kolaj në Velipojë nuk kanë shkuar në shkollë. Përveç 9 fëmijëve të fillores, 3 ditët e fundit janë edhe 13 të tjerë të 9-vjeçares të cilët nuk kanë shkuar në shkollë. Shkak i kësaj situate sipas prindërve është bërë mungesa e transportit. Ata kërkojnë që automjeti të shkojë edhe 2 kilometër më tutje për të marrë fëmijët e tyre sepse e kanë të pamundur të ecin në këmbë. Nga ky vend ku kërkojnë automjetin e transportit, shtëpitë e tyre janë secila nga 1 deri në 5 kilometër larg.

Nese nuk gjendet një zgjidhje për transportin e fëmijëve të tyre atëherë të hënen e javës së ardhshme do të bllokojnë rrugën Shkodër-Velipojë.

Shkolla në fshatin Mali Kolaj për filloren u mbyll këtë vit sepse është pronë private dhe nxënësit duhet të shkojnë tek shkolla në qendër të Velipojës por problem mbetet çështja e transportit. Zyra Vendore e Arsimit e cila jep paratë përmes tenderit për transport nuk dha një përgjigje për këtë situatë ndërsa bashkia Shkodër që përcakton distancat më 19 shtator ka një takim me personin që ka fituar tenderin nga ZVA për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu