Ish ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Republikane është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Deputeti i Partisë Republikane pasi doli nga SPAK tha se ishte ftuar në cilësinë e deklaruesit por rezervoi të drejtën të japë më shumë detaje për dosjen për të cilën ishte thirrur.
“Isha thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një hetim që është në interes të SPAK. Duhet të ruaj konfidencialitetin” tha ai
Mediu qëndroi për gati 2 orë me prokurorët e posaçëm.
Pyetjes ngacmuese nëse kishte shpërdoruar detyrën në periudhën kur ka qenë ministër Mediu iu përgjigj: “Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës, unë po ju them në çfarë cilësie u ftova”
Burimet thanë se Mediu ndodhej në SPAK në kuadër të hetimeve të reja që po zhvillohen për kompleksin “Partizani”