Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia priti në një takim pune ambasadorin e Hungarisë Lorant Balla.Pas këtij takimi, Spahia në rrjetin social shkruan:
Mirënjohje çdo aleati të vendit tonë, i cili Shkodrën e ka parë gjithmonë si një pikë të fortë reference dhe model bashkëpunimi.
Kënaqësi të mirprisja në Shkodër Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri z. Lóránt Balla së bashku me konsullin e nderit të Hungarisë në Shkodër, z. Kliti Hoti dhe konsullin e nderit të Tiranës z. Antal Kulcsar.
Folëm rreth marrëdhënieve tradicionale mes dy vendeve tona 🇦🇱🇭🇺, fushat e bashkëpunimit që kemi patur deri më sot, si dhe forcimin e metejshëm të këtij partneriteti me interes të përbashkët.
Të tjera projekte zhvillimore dhe zgjerim i fushave të bashkëpunimit janë prioritet i punës tonë, për të cilat me ambasadorin z.Lóránt Balla dakordësuam të përshpejtojmë hapat, me synimin që ato të jenë një realitet i prekshëm për qytetarët.