Ballina Aktualitet Plagosja e efektivit të FA në Mirditë/ Ministria e Mbrojtjes: U dëmtua...

Plagosja e efektivit të FA në Mirditë/ Ministria e Mbrojtjes: U dëmtua gjatë furnizimit të mjetit me ujë. Ndodhet te “Trauma” jashtë rrezikut për jetën

Një efektiv i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, teksa po kryente procesin e furnizimit me ujë të një mjeti zjarrfikës. Efektivi A. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ai po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i MM

Në operacionin e Forcave të Armatosura në Mirditë për shuarjen e zjarreve, një prej efektivëve A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të mjetit zjarrfikës. Efektivi i lënduar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm mjekësor. Efektivi i FA po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, efektivi është vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar menjëherë nga afër për gjendjen e tij shëndetësore. Ministria e Mbrojtjes vijon të ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të efektivit dhe t’i qëndrojë pranë në këtë situatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks