Shqipëria nuk do ta ndryshojë çmimin e energjisë për konsumatorët. Në plan është vendosja e një fashe për ata që konsumojnë më shumë se 800 kilovatorë. Për entin rregullator të energjisë plani për kufizim, pa prekur drejtpërdrejtë familjet, është domosdoshmëri.
“Kufizimet e energjisë elektrike që lidhen me konsumatorët familjarë nuk do ketë, 94 % e konsumatorëve familjarë janë me konsum nën 800 kw për orë të energjisë elektrike”.
Sot Shqipëria nuk ka interes të blejë energji pasi çmimi në import shkon deri në 700 euro/Mwh, shifër kjo tetë herë më lart krahasuar me një vit më parë. HEC-et në kaskadën e Drinit mbeten furnizuesit kryesorë.
“Meqënëse çmimet ishin shumë më të larta në tregun rajonal, u vlerësua që të konsumohet më tepër energji elektrike në hidrocentralet tona. Gjatë këtij viti nuk ka ndodhur që të derdhet asnjë metër kub nga hidrocentralet e ksakadës së lumit Drin“.
Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë sugjeron që politikat e qeverisë të mbeten të orientuara tek menaxhimi i burimeve të brendshme hidrike, në një kohë kur shumë vende europiane kanë mungesa dhe kufizim të energjisë dhe pritet që dimri të jetë i vështirë.
Tv Klan