Ballina Aktualitet EMRAT/ Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën...

EMRAT/ Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen. Ish kreu i policisë Shkodër merr postin e rëndësishëm

Ndryshime të rëndësishme janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita. Sipas raportimeve në media, janë lëvizur disa zëvendësdrejtorë në drejtoritë vendore të policisë, duke prekur kryesisht Tiranën, por edhe qarqe të tjera si Shkodra, Lezha dhe Fieri. Besmir Dervishi është larguar nga detyra si zëvendësdrejtor në Tiranë dhe është emëruar shef i krimeve në Kukës. Në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili më parë mbante postin e zëvendësdrejtorit në Fier.

Ndërkohë, Hita ka emëruar Alban Dautaj në krye të Drejtorisë Operacionale, detyrë të cilën ai e merr pasi më herët drejtonte strukturën e Antiterrorit. Në vijim të ndryshimeve, Ermal Kënaçi është larguar nga posti i shefit të Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe është transferuar në Kukës. Po ashtu, Gent Ndoj, i cili mbante detyrën e Drejtorit për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme, është transferuar në Dibër. Ndërsa në krye të strukturës së Antiterrorit është emëruar Edmond Sula, duke zëvendësuar Alban Dautajn.

 

Janë bërë publike një sërë ndryshimesh në radhët e Policisë së Shtetit, që përfshijnë emërime dhe komandime në disa qarqe të vendit.

Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier

Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan

Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet

Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë

Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier

Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë

Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat

Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër

Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë

Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)

Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin

Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë

Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban

Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks