Ballina Sport Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

Milan është eleminuar në Play Off të Champions League, pas barazimit 1-1 ndaj Feyenoord në Milano. Ekipi italian nuk ia doli dot të përmbyste humbjen 1-0, në aktin e parë.

Takimi nisi “zjarr” për kuqezinjtë, që gjetën epërsinë që në minutën e parë me Gimenez.

Të besuarit e Conceicaos shtuan edhe më shumë presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të dytë. Milan mori një goditje të rëndë në fillimin e pjesës së dytë, pasi mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Theos.

Mysafirët realizuan golin e barazimit me Carranza në minutën e 73-të dhe mbrojtën me fanatizëm rezultatin deri në fund.

Mbyllet këtu rrugëtimi i Milanit në Champions dhe e vetmja gjë që u mbetet është të provojnë sezonin tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks