Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës, Fitim Marku i arrestuar për korrupsion, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjeku ndodhet në spital, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Por ndërkohë mësohet se Marku ka pësuar ishemi cerebrale. Mjeku anestezist Fitim Marku u arrestua me bujë më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet nga qytetarët në spital. Uniformat blu e kanë monitoriuar situatën e mjekut Marku pas denoncimeve nga pacientet për abuzim të detyrës nga ana e tij.

Në këtë mënyrë, policia ka futur në spital një pacient (agjent i infiltruar), i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu