Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim për vrasje në Britani, e për këtë autoritetet ofrojnë 10 mijë paund shpërblim për këdo që ka informacion.
Kevin V, 25 vjeç, Brigen Q, 21 vjeç dhe Rrezon C, 22 vjeç, janë në kërkim për një vrasje brutale me armë gjahu të 30-vjeçarit Ben Daly në Midlands.
Mediat britanike shkruajnë se ata mund të jenë në Londër, e për këtë kanë nxjerrë njoftim për shpërblim për këdo që ka informacion.
Vrasja ndodhi në orët e para të 10 gushtit të vitit të kaluar. Anglezi Daly u gjet me një plagë me armë zjarri e më pas u dërgua në spital ku dhe më pas ndërroi jetë.
Ndër të tjera autoritetet kanë njoftuar britanikët t’i qëndrojnë larg tre shqiptarëve, të akuzuar për vrasje.
Janë tre shpërblime deri në 10,000 paund për informacionin që çon në arrestimin e ndonjë prej tre shqiptarëve. Shpërblimet janë të disponueshme për tre muaj dhe do të skadojnë më 4 qershor 2024./TCH