Ballina Kronike Dy vëllezër tentuan të vrisnin të riun, por plagosën policin, si ‘ngecën’...

Dy vëllezër tentuan të vrisnin të riun, por plagosën policin, si ‘ngecën’ plumbat në kofanon e ‘Audit’

Fotot që shihni tregojnë automjetin e Kejdi Spajas, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozë, ku u plagos një efektiv. Në pamje duken shenjat e plumbave të qëlluara në drejtim të automjetit ku udhëtonte 31-vjeçari, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë shënjestër e sulmit.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa hetuesit po verifikojnë dinamikën e atentatit dhe personat e përfshirë. Sipas burimeve paraprake, në incident është përfshirë edhe një efektiv policie, i cili është lënduar në mënyrë aksidentale gjatë përplasjes me armë zjarri. Policia po vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa zona është këqyrur nga grupi hetimor dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks