Dy Italianë në Lindjen e Largët (1863-1890) është ekspozita që u çel në mjediset e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në bashkëpunim me një prej fondacioneve më të njohura në botë, “Alinari” në Itali. Felice Beato dhe Adolfo Farsari janë dy fotografët që dhanë një kontribut të rëndësishëm në njohjen e Japonisë e cila që prej vitit 1854, kishte thyer izolimin dy shekullor nga pjesa tjetër e botës.
Claudia Baroncini, drejtoreshë e fondacionit “Alinari”
(Keto 2 fotograf sjellin Japonine e viteve 1800 ku ne tekniken e tyre kane perdorur ngjyrat, ashtu si edhe Marubi. Prandaj e kemi konsideruar qe kane ngjashmeri. Per ne konsiderohen ne fondacionin Alinari si kryevepra te fotografive te fondit te tyre. Sonte do te shihni foto te pa publikuara me pare dhe do te njihni nje copez Japoni te atyre viteve).
Ky bashkëpunim mes dy institucioneve hyn në një rrugë të re tashmë, duke kapërcyer kufijtë e dy shteteve, e duke ju bashkuar rrjetit të fotografisë së mesdheut. Por Marubi pritet të ketë një vit plot risi bën të ditur drejtori Luçjan Bedeni.

Alessandro Ruggera, drejtor i Institutit italian të kulturës
(Gjithcka ka filluar si qershia mbi torte nga nje bisede e perbashket ku ne vume bashke dy institucione qe jane te njejta me njeri tjetrin, zhvillojne aktivitete te ngjashme dhe qe sollen sot ne nje ekspozite qe eshte hapi i pare i nje marreveshje dhe bashkepunimesh qe do te vijne ne vazhdimesi. Ky dialog i ndertuar mes dy institucioneve sherben si nje ure lidhese mes dy vendeve tona ku kultura ka vendin e saj te rendesishem. Dialogu eshte baza per krijimin e nje identiteti. Marubi eshte nje institucion i rendesishem qe jo vetem kontribuon ne rritjen kulturore, por perfaqeson identitetin e ketij qyteti).
Në një Tiranë ku problemet me institucionet e kulturës janë të mëdha, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe thotë se shembulli i Marubit do të shërbejë për ringritjen e tyre.

Pamje të magjishme të tempujve, ritualeve, traditave e peizazheve të Japonisë, vende të skalitura në kohë e në histori, të paraqitura në imazhe që përpiqen të frenojnë forcën e pashmangshme e shndërruese të modernitetit sjell kjo ekspozitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu