Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin M. Gj., banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Rrenc, pasi ka bërë kallëzim një 48-vjeçar, banues në Ferizaj, Kosovë, se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu