Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Tuci ka shlyer dënimin prej 1 viti e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim.

GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe nga Apemi i Posaçëm.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu