Vijon paqëndrueshmëria në tregun e karburanteve. Një ditë pasi Bordi i Transparencës uli 4 lekë çmimin e naftës, ndërsa sot njofton rritjen me 10 lekë.

Nga 219 lekë litri, sot do të shitet me 229 lekë. Rritje ka shënuar dhe benzina nga 195 lekë për litër dje, sot ka shkuar në 203 lekë. Ndërkohë mbetet i pandryshuar çmimi i gazit, që vijon të shitet me 78 lekë litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 203 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191  lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 shtator ora 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu