Ballina Aktualitet Çështja ‘Beci’ në GJKKO/ Gjyqtarja Elsa Ulliri jep dorëheqjen, caktohet gjyqtari relatori...

Çështja ‘Beci’ në GJKKO/ Gjyqtarja Elsa Ulliri jep dorëheqjen, caktohet gjyqtari relatori i ri

Elsa Ulliri gjyqtare e cila ishte caktuar me short për të gjykuar dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci ka dhënë dorëheqjen nga çështja penale. Ajo ka vënë në dijeni edhe kryetarin e gjykatës dhe arsyet, ku nga ky i fundit është pranuar dorëheqja duke caktuar Besmir Strokën si gjyqtar relator. Ndërkohë Irena Gjoka dhe Etleva Deda do të vijojnë të jenë pjesë e trupës gjykuese. Seanca e parë ndaj Benet Becit dështoi pasi dy prej avokatëve nuk u paraqitën duke e shtyrë për në datën 20 Maj ora 10.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 17 mars të kalojë për gjykim në themel çështjen penale në ngarkim të Becit dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, anëtarët e njësisë së prokurimit të KESH, të cilët akuzohen se favorizuan një kompani private në një prokurim me vlerë 69.5 milionë lekë.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Benet Beci në bashkëpunim me gjashtë vartësit e tij, kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Hetimi ndaj Becit dhe ish-vartësve të tij për këtë çështje filloi pas verifikimit dhe analizimit të provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Evis Berberit, i cili edhe ky akuzohet për shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks