Në Fiks Fare me anë të një mesazhi u denoncua se infermieri i zonës Rafajet Canja në kohën që figuron si punonjës i shtetit merret me punë private.

Infermieri i fshatit Plezhë në Njësinë Administrative Bushat të Vau Dejes nuk shkon në punë edhe pse paguhet rregullisht.

Madje në orarin e punës në shtet ai punon për një depo farmaceutike. Ky infermier duhet të shërbejë çdo ditë në fshatin Plezhë pasi puna e tij është në terren, por vetë komuniteti të cilit duhet t’i japi përkujdesje shëndetësore nuk e njeh.

Në Fiks Fare me anë të një mesazhi u denoncua se infermieri i zonës Rafajet Canja në kohën që figuron si punonjës i shtetit merret me punë private. Ai punon në një depo farmaceutike dhe shpërndan ilaçe në të gjitha qytetet.

Aktualisht fshati Plezhë ka 743 banorë nga të cilët 83 janë të sëmurë kronikë. Fiksi udhëtoi drejt fshatit Plezhë ku banorët as nuk e njohin fare infermierin e tyre. Ambulanca në këtë fshat nuk punon prej 20 vitesh, ndaj infermieri duhet t’u shërbej banorëve nëpër shtëpitë e tyre. Kjo nuk ndodh dhe ata detyrohen që për injeksione të drejtohen o në Qëndrën Shëndetësore Bushat apo në Shkodër.Jo pak herë ndodh që ata i bëjnë injeksionet edhe në privat kundrejt pagesës.

Fiksi ndoqi për disa ditë rresht infermierin Canja ku ai lëvizte me makinën e depos farmaceutike me logo pa u shqetësuar në punën në shtet. Këto ditë itenerari i infermierit e xhiruar nga Fiksi ishte dalja e tij në ora 08:30 nga shtëpia dhe drejtimin e merr drejt Bushatit e më pas në Shkodër. Në fshatin ku rezulton i punësuar si infermier as që nuk duket fare.
Bashkëpunëtorët e Fiksit kontaktojnë me menaxherin e depos farmaceutike që lexuan në makinën e infermierit, me motivin se donin të hapnin një farmaci në Laç. Ai u dërgon menjëherë numrin e infermierit Rafajet Canja. Pas kontaktit me këtë të fundit, infermieri pohon se është gjithë ditën në lëvizje në Shkodër kështu që shumë mirë mund të takohen e të flasin nga afër. Dhe ashtu ndodh! Në orarin zyrtër të punës infermieri Canja takon bashkëpunëtorët e Fiksit në një kafe duke u shpjeguar me detaje çmimet e ofertat që kishte depoja farmaceutike ku ai punon. Madje ai u lë një takim tjetër ditën e nesërme në Milot pasi do të udhëtonte për Peshkopi për punë.

Ditën e nesërme gazetarët e Fiksit e presin infermierin në pikën e lënë të takimit në Milot. Canja me makinën e depos farmaceutike shkon rreth orës 09:00 në vend takimin, që më pas të vazhdonte rrugëtimin drejt Peshkopisë.
Në këtë moment ballafaqohet me gazetarët e Fiksit të cilët e pyesin në lidhje me punën në shtet dhe atë private. Infermieri justifikohet se për këtë ditë kishte marrë leje tek doktori njëkohësisht edhe drejtor i Qendrës Shëndetësore Bushat. Sioas tij lejen ia kishte kërkuar një ditë më parë në qendër dhe ai i kishte dhënë ok-in. Për ta vërtetuar atë që sapo infermieri u pohoj gazetarët e Fiksit mundohen të kontaktojnë me doktorin por që ky i fundit nuk u përgjigjet. Doktori i përgjigjet vetëm pak minuta më vonë infermierit që e telefonon dhe i thotë se gazetarët e Fiksit duan të flasin me ty, por që doktori sërish nuk pranon të flasi.Ndërkohë i pyetur nga Fiksi se për ku ishte drejtuar infermieri pohon se e kishte marrë leje për të takuar një shokun e tij mjek në Rrëshen për qef.

I pyetur se një ditë më parë kishte takuar në orarin e punës si infermier bashkëpunëtorët e Fiksit në Shkodër, ai thotë se punën e depos e bën vetëm me telefon. ” Ndonjëherë edhe mund të kem takime,si dje që ka qenë ora rreth 13:00″ shprehet ai. Ndërkohë që pohon se orari i tij zyrtar si infermier i fshatit Plezhë është 08:30 nderi në 14:40. Pas ndarjes nga gazetarët infermieri nuk vazhdon në destinacionin për të cilin kishte marr leje, por rikthehet në Bushat.

Në këto kushte Fiksi i drejtohet Qendrës Shëndetësore Bushat për të folur me doktorin njëkohësisht dhe drejtor që i kishte dhënë lejë. Atë nuk e gjejnë në qendër dhe kryeinfermieri pohon se ai ka dalë për një vizitë. Gazetarët e Fiksit mundohen sërish të lidhen në telefon me të, por drejtori Ilir Lacej nuk u përgjigjet. Fiksi kërkon ndihmën e kryeinfermierit që ta telefonojë për të ditur se kur do paraqitej në qendër. Dr. Iliri i pohon kryeinfermierit se pas vizitës do marrë pjesë në një mbledhje. Por kryeinfermieri nuk e kishte kuptuar mirë se ku në Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër apo tek Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër.

Kryeinfermieri i pyetur nga Fiksi se a kishte dijeni se ku ishte infermieri Rafajet Canja në momentet që flisnin bashkë, pohon se është në krye të detyrës në terren në fshatin Plezhë. Ai konkretisht nuk kishte dijeni se infermieri kishte marrë apo jo leje. Për të figuronte në punë.

Në këto kushte i vetmi që mund të jeptë përgjigje të saktë ishte drejtori Ilir Lacej,i cili po i shmangej gazetarëve. Në këto kushte gazetarja e Fiksit telefonon drejtorin e NJVKSH Shkodër , Jetmir Lumaj. Z. Lumaj mohoi të kishte takim me drejtorin dhe se ishte në udhëtim pasi kishte tjetër axhendë. Edhe në telefonatën tjetër që Fiksi bëri me drejtorin e OSHKSH-së, z. Visar Jerina mori po të njëjtën përgjigje. As ai nuk kishte takim me drejtori Lacej.

Pra dy institucionet e vetme ku drejtori mund të ishte në mbledhje, mohuan kategorikisht takimin me drejtorin Lacej.
Kështu drejtori Lacej gënjeu, nuk u gjet as në vendin e punës dhe ju shmang pyetjes së gazetareve nëse ai e favorizonte infermierin që paguhej në shtet, por punonte në privat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu