Është dhënë masa për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar dy ditë më parë në Plepa në Durrës, ndërsa ndodhej në makinë bashkë me ish-efektivin, Uljan Shpataraku.
GJKKO ka vendosur ditën e sotme masën arrest me burg për Agasin. Ndaj biznesmenit Agasi është rënduar pozita ligjore. Ai akuzohet edhe për korrupsion aktiv, jo vetëm pasiv. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.
Pas seancës, ka reaguar edhe avokati i tij, Maks Haxhia, i cili është shprehur se akuza për heqje të paligjshme të lirisë ra dhe se klienti i tij s’ka përfituar nga tenderat.
“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Ajo që na bëri optimist është se organi i akuzës,
Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë.
Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka apsur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, u shpreh avokati Maks Haxhia.






