Shkodër – Autoritetet lokale kanë njoftuar se, në kuadër të projektit të rivitalizimit të zonës së Zdrales, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara për qarkullim për dy ditë me radhë.
Sipas njoftimit, ditën e martë, më 4 shkurt, nga ora 13:00 deri në orët e vona të mbrëmjes, dhe ditën e mërkurë, më 5 shkurt, pas orës 08:30, do të bllokohen këto rrugë:
- Rruga Myzafer Pipa
- Rruga “Kongresi i Manastirit”
- Rruga “Hamz Kazazi”
Banorët dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të marrin masa alternative për lëvizje gjatë këtyre orëve. Ky bllokim vjen si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe transformimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderojnë për durimin e treguar gjatë kohës që zgjasin punimet.