Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij në facebook një urim për vititn e ri 2025.

Ai ka paraqitur në mesazhin e tij edhe disa nga pikat e programit te opozitës për zgjedhjet e 11 majit 2025.

 

Mirëdita!

Të dashur qytetarë dhe qytetare, po nis komunikimin me ju sot me një urim, përsëri të përzemërt për Vitin e Ri 2025, por edhe me zotimin tim solemn para jush, se ky vit do të jetë një vit shprese për mbarë ju.

Do vendosim minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar. Rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Do vendoset Karta e Konsumatorit, me të cilët pensionistët do marrin TVSH-në e blerjeve dhe që është e barabartë me 3 PENSIONE NË VIT.

Do të proporcionojmë me rrogat dhe pensionet çmimin e energjisë dhe ujin, dhe ju kurrë nuk do të blini më naftën me çmim që lëviz më shumë se 10%, me çmimin që blihet në Maqedoni dhe Kosovë.

Një vit të bardhë, plot shpresë për të gjithë ju!
Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu