Babai i djalit 19-vjeçar i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja. Pasi është futur brenda dhe ka parë djalin ai ka dalë përjashta dhe ka shpërthyer në lot.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.