Ballina Aktualitet Atletet e bardha të Ramës bëhen temë në samitin e NATO-s, momenti...

Atletet e bardha të Ramës bëhen temë në samitin e NATO-s, momenti me Trump dhe Rutte nuk kalon pa u vënë re!

Kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen në samitin e NATO-s me stilin e tij të veçantë të veshjes. Ndryshe nga shumica e liderëve të pranishëm, ai u shfaq i veshur me kostum të errët të kombinuar me atlete të bardha, një zgjedhje që e ka bërë edhe në aktivitete të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Një moment që u komentua ishte ai kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tregoi me gisht Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, atletet e bardha të kryeministrit shqiptar. Trump hodhi një vështrim në drejtimin e treguar, ndërsa pamjet nuk tregojnë ndonjë reagim të veçantë nga ana e tij.

Momenti ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka nxitur komente të shumta. Për disa, zgjedhja e Ramës ishte një tjetër shenjë e stilit të tij të pazakontë, ndërsa të tjerë e interpretuan episodin si një moment që solli buzëqeshje mes disa prej liderëve të pranishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks