Teksa kanë kaluar 1 muaj nga sulmi me armë zjarri ndaj punonjesit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika policia e Shkodrës ende nuk ka arritur në identifikimin e personave që kryen sulmin.

Burime për OraNews bëjnë më dije targat e mjetit të përdorura në krim rezultojnë të jënë që prej viti 2010 të bllokuara nga drejtoria vendore e policisë Shkoder.

Po të njejta burime saqrojne se targat e kësaj makine fillimisht ka qënë në dvp Shkoder e më pas janë dërguar në një pikë grumbullimi në zonën e Fermentimit në Shkoder.

Subjekti në fjalë ruhët nga punonjës privat për të cilën janë bërë pjese e hetimit.

Sipas burimeve të OraNews 4 autorët nuk kanë qënë profesionist përshkak se njeri prej tyre është plagosur gjatë sulmit më armë zjarri ndaj policit.

Mënyra se si është plagosur mbetet e paqarte por policia dyshon se njeri prëj armeve të perdorura ka bërë rikoshet.

Pavarësisht se kanë qënë kontrolle në cdo ambjent spitali apo ambulance, policia nuk ka zbuluar asnje person qe ka marrë mjekim me plagë me armë zjarri.

Punonjësi i policisë Gjergj Ndërshtiqaj nga sulmi me arme mbeti i plagosur, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjë kirurgjikale në gjymtyre.

Sulmi me arme dyshohet se lidhet me punën e tij si punonjës policie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu