Biznesi i ndërtimit në Shkodër është zhytur në krizë dhe situata është alarmante duke i dhënë një goditje të fortë ekonomisë, jo vetëm të ardhurave për qindra familje, por edhe vetë arkës së pushtetit vendor e atij qëndror. Viti i fundit mund të cilësohet pa frikë si viti i “vdekjes” së këtij sektori dhe kjo e gjitha prej politikave të ndjekura nga pushteti vendor, i cili ka bllokuar cdo leje dhe të gjithë veprimtarinë e ndërtuesve. Në redaksinë e tv1 channel kanë mbërritur gjatë gjithë kësaj kohe me dhjetra ankesa, ku kërkohet të hidhet dritë mbi këtë situatë që rrezikon të thellojë krizën dhe të dërgojë drejt falimentit një prej sektorëve që gjeneron ekonominë. Duke marrë shkas nga këto shqetësime, tv1 channel ka kryer një hulumtim të thjeshtë për lejet e dhëna, ku rezulton se në mënyrë drastike ato janë thuajse ne nivelin zero sa i përket ndërtimeve të reja, e më së shumti në vitin e fundin kanë qënë riparime shtëpish dhe punime të tjera, me shumë pak peshë në këtë sektor. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, në 3 mujorin e dytë të vitit 2022 janë dhënë 17 leje ndërtimi në bashkinë Shkodër, ndërkohë që për 3 mujorin e tretë dhe të katërt të 2023, totali i lejeve të dhëna në këto 6 muaj është 17, pra me një zbritje prej 50%. Pa folur për vitin 2024 ku numri i lejevë të dhëna është zero, duke e bllokuar tërësisht këtë sektor. E mjafton të përkthehet në shifra e gjitha kjo, për të kuptuar dëmin që po i bëhet ekonomisë së Shkodrës, ku rezulton që në arkë po arkëtohen shumë herë më pak para. Vetëm nga 3 mujori i katërt i vitit 2022 janë derdhur 432 milion e 332 mijë lekë, ndërsa në 2023 kjo shifër zbret në 277 milion e 994 mijë lekë, apo 155 milion më pak. Vetëm taksa e ndikimit në infrastrukturë e përllogaritur, në 3 mujorin e katërt të 2022 ishte 17 milion e 293 mijë e 280 lekë, ndërsa e njëjta periudhë e 2023 është 11 milion e 119 mijë e 760 lekë, apo 6.1 milion më pak. Loja me bllokimin e ndërtimeve ka pas shumë dritëhije dhe skenarë që mund të jenë më të errëta për ekonominë e një qyteti si Shkodra dhe ku investimet e sektorit privat janë të vetmet që e kanë mbajtur në këmbë rajonin në fjalë, ndër më të varfërit në vend. Paradoksalisht bashkia Shkodër ka folur në gjithë këto muaj për hartimin e PDV-të reja, duke hedhur poshtë ato egzistueset dhe pa krijuar asnjë harmonizim të tyre, në një kohë kur investitorët kanë aplikuar dhe përfituar lejet e realizimit deri në nivelin e shesheve, e kanë trokitur në dyret e bashkisë për të paguar taksën prej 4%. Sikur të mos mjaftonte kjo amulli, edhe dublimi i taksës nga 4 në 8% për zonën muzeale dhe ato turistike si Shirokë, Zogaj dhe Velipojë, është bërë në mënyrë abuzive, duke mos pyetur grupet e interesit, të cilat as nuk janë thirrur në konsultim publik, sic u bë në fushatën elektorale, kur u tha se zëri i tyre do të dëgjohej, por pas 14 Majit kjo gjë u harrua dhe premtimet u hodhën në kosh. Sot sektori i ndërtimit ka nevojë për mbështetje, oksigjenim që është zinxhir për të gjithë ekonominë, pasi me të lidhen të ardhurat që sigurojnë qindra familje, lidhet vetë ekonomia vendore dhe arkëtimet që siguron bashkia, por edhe qeveria në nivel qëndro. Ky bllokim dhe politikat e njëanshme, rrezikojnë ta shkatërojnë përfundimisht sektorin që deri më sot ka qënë gjeneruesi kryesor i ekonomisë./tv1 channel