Arsenali është finalistja e parë e Champions League. Ekipi i Artetës fitoi 1-0 ndaj Atletico Madrid, ndërsa akti i parë kishte përfunduar 1-1. Në pjesën e parë munguan rastet, me golin që erdhi vetëm në fund të fraksionit. Saka dërgoi në festë londinezët, duke bërë që ekipi të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Në pjesën e dytë, madrilenët u përpoqën që të reagojnë, por e patën të vështirë të bënin diçka. Arsenal mbron rezultatin deri në fund dhe do provojë të fitojë kompeticionin, në finale gjen fituesin e PSG-Bayern.






