Strukturat e Policisë në Shkodër kanë ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore ndaj disa rasteve të paligjshmërisë, duke arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim disa shtetas.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Rr. K., 67 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili në aksin rrugor “Shkodër–Koplik” humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan dy pasagjerët, shtetasit P. A. dhe T. K., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Vijon puna për kapjen e tij.
Në një tjetër rast, Policia referoi materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi një shtetase kishte deklaruar në rrjetet sociale se kishte dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Rrjollë. Pas verifikimeve në terren dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, rezultoi se nuk kishte pasur të shtëna me armë zjarri.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës nisën procedimin penal ndaj shtetasit K. Y., 64 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, i cili dyshohet se gjatë djegies së mbeturinave në tokën e tij ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre dhe kullota.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






