Ndalimi i vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca nga policia, Armando Ndreca ishte i paligjshëm. Në këtë konkluzion ka dalë gjykata e Lezhës, e cila vendosi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kërkese që u bë në seancë dhe nga prokuroria Irena Sufi.
Për Armando Ndrecën nuk ka prova që është përfshi në këtë veprimtari kriminale, ndërsa për dy personat e tjerë që u gjetën në stan u vendos masa arrest në burg.