Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit Xh. M., banues ne Tepelenë (i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”), pasi Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arresti në shtëpi”, në “Arrest në burg”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. Ç., pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij;
-A. Ç., 28 vjeç, Ç. Ç., 37 vjeç, V.Ç., 44 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar me njëri- tjetrin, për motive të dobëta;
-E. D., 29 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;
-L. L., 45 vjeç dhe A. J., 33 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse në Theth;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. U., 41 vjeç, banues në fshatin Flakë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, pasi 41 vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për tu larguar nga një vendngjarje e një aksidenti rrugor;
-E. S., 28 vjeçe, banuese në Koplik, për veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
-Në vijim të informacionit të dhënë me datë 24.04.2025 për një aksident në fshatin Jubicë, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin (viktimë) M. O., 68 vjeç, i cili duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga. 68 vjeçari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.
-Më datë 24.04.2025 në fshatin Pjeshull, Shalë, shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, duke prerë dru zjarri, është rrëzuar duke pësuar dëmtime fizike. Ky shtetas është transportuar me helikopter në QSUT Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme