Ballina Kronike Arrestime për drogë, procedime penale dhe një aksident rrugor/ Ja çfarë ndodhi...

Arrestime për drogë, procedime penale dhe një aksident rrugor/ Ja çfarë ndodhi 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. C., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 74 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;
-shpallën në kërkim shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 13.04.2026, në sheshin “Prek Cali”, duke drejtuar motomjetin, ka përplasur shtetasin A. Gj., 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja V. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ajo mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks