Ballina Politike Ambasadorja Kim i shkon në zyrë Ilir Metës: Për çfarë diskutuam

Ambasadorja Kim i shkon në zyrë Ilir Metës: Për çfarë diskutuam

Ambasadorja e SHBA-se Yuri Kim u takua sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Edhe pse mes tyre ka pasur vazhdimisht tensione, duket se janë lënë pas. Meta shkruan se ka diskutuar me Kim, mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.

Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE” shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks