Partia Socialiste ka anuluar mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar, e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot, të mërkurën, në orën 12:30, në Pallatin e Brigadave.
Mbledhja ishte planifikuar pak ditë pas miratimit në Kuvend të hartës së re territoriale. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit.






