Ballina Kronike Aksidentoi të moshuarin, policia arreston 38-vjeçarin nga Malësia e Madhe

Aksidentoi të moshuarin, policia arreston 38-vjeçarin nga Malësia e Madhe

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. S., 38 vjeç, banues në fshatin Rapsh, pasi, duke drejtuar automjetin dhe për shkak të mosrespektimit të distancës dhe pamjes së kufizuar, ka përplasur mjetin bujqësor me drejtues shtetasin P. P., 74 vjeç, banues në fshatin Kushë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi dje kanë kallëzuar shtetaset T. P., 69 vjeçe, banuese në fshatin Pulaj, dhe D. D., 68 vjeçe, banuese në Ishull Lezhë, se shtetasit A. E., 76 vjeç, banues në Shkodër, dhe D. L., 67 vjeç, banues në fshatin Trush, ku pretendohet se këto dy shtetas u kanë zaptuar një tokë (truall) në fshatin Pulaj-Plazh, Velipojë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

E. P., 35 vjeç, banues në fshatin Grudë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. Ç., 74 vjeç, banues në fshatin Omaraj, se 35-vjeçari i ka zaptuar një tokë arë në fshatin Omaraj, duke e rrethuar me rrjetë teli, ku e ka përshtatur për parkim, për të cilën disponon certifikatë pronësie;

D. T., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte larguar nga banesa më datë 18.04.2026.
Kjo shtetase u paraqit me datë 24.04.2026 në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në gjëndje të mirë shëndetsore dhe bëri kallëzim ndaj bashkëshortit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. D., 59 vjeç, dhe M. D., 63 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks