Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, si rezultat i kontrolleve të detajuara dhe i verifikimeve që kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, goditën një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me lëndë narkotike me vete.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi turk O. T., 25 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasin turk M. S., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin me të cilin ata udhëtonin, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër – Velipojë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Rr. Gj., 61 vjeç, pasi si pasojë e përplasjes së automjetit që ai drejtonte me motomjetin që drejtonte shtetasi Xh. M., 27 vjeç, humbi jetën 27-vjeçari.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit P. L., 40 vjeç, banues në fshatin Kolsh dhe M. R., 55 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, se shtetasi P. M., 61 vjeç, publikon në rrjete sociale, njoftime të rreme për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu