Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur përgjatë Via Casilina,  mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e së shtunës 16 mars. Sipas medieve italiane, dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Dinamika e aksidentit

Tre personat, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Makina më pas është përmbysur. Personi i plagosur ka dalë nga dritarja. Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, dhe dy personat e tjerë janë djegur brenda BMW-së. Përveç karabinierëve, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të konfirmojnë vdekjen e dy shqiptarëve. I plagosuri u transportua në gjendje të rëndë në Colleferro. Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë gjurmëve të gishtërinjve. Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu