Një fuoristradë ka përplasur një motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri duke lënduar rëndë motoçiklistin. Aksidenti ndodhi në fshatin Porav. Drejtuesi i motorit, Aleks Uka, u dërgua fillimisht në spitalin e Bajram Currit, por për shkak të gjendjes së tij, po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.






