Festivali Teatror për të Rinj vazhdon të sjellë për spektatorët shkodran shfaqje nga nxënësit e talentuar të shkollave të ndryshme që janë bërë pjesë e edicionit të pestë të festivalit ndërsa mbrëmë ishte radha e shkollës “Jordan Misja” e cila u prezantua me një shfaqje premierë për teatrin “Migjeni” nën regjinë e aktorit Vladimir Doda.

Drama me titullin “Riedukimi i Apolonit” sillte mesazhin e barazisë gjinore dhe dhunës ndaj grave ndërsa interpretimi i të rinjve tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në sallë. Në fund të shfaqjes regjisori Vladimir Doda u shpreh se puna me të rinjtë nuk ishte aspak e lodhshme.

Edhe të rinjtë, pjesë e skenës tregojnë se eksperienca që përjetuan ishte fantastike dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Festivali Teatror do të vijojë me prezantimin edhe të shkollave të mbetura në konkurim ndërsa në fundin e tij juria do të shpallë fituesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu