Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Tiranë dhe po mban një takim në vilën 30 me kryeministrin Edi Rama.

Takimi ka nisur rreth orës 14:00 dje vjen pak ditë para se kryeministri Edi Rama do i drejtohet Këshillit të Europës lidhur me rezolutën që ka miratuar parlamenti për raportin e Dick Marty. 

Më 12 gusht të këtij viti Shqipëria dorëzoi në Strasburg rezolutën e parlamentit shqiptar të miratuar me 21 korrik 2022 e cila synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin e organeve të qenieve njerëzore nga drejtuesit e UKÇ gjatë luftës në Kosovë, pretendime të cilat u ngriten në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty në 2010.

Me 12 tetor kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshilli të Europës me kërkesën që të rishikojë raportin e 2011 për Kosovën, me qëllim rrëzimin e pretendimeve të Dick Marty sipas të cilit drejtuesit e UÇK kanë kryer trafikimi të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë.

Në rezolutën e Parlamentit shqiptar miratuar me 125 vota thuhet se pretendimet e Dick Marty janë të ngritur pa fakte dhe të gjitha hetimet e kryera nuk rezulton asnjë provë që fakton akuzat e tij mbi ish dretjuesit e shtetit të Kosovës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu