Frederik Ndoci lindi me 9 shkurt 1960, është këngëtar dhe autor këngësh. Ai u diplomua në 1977, në shkollën e mesme artistike “Prekë Jakova”, për instrumentin Oboe. Gjithashtu zotëron edhe instrumenta të tjerë : akkordeon, pianon e kitarën. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për dramaturgji. Qysh në fëmijëri ka marrë pjesë në të gjithë festivalet lokale e kombëtare për fëmijë, si solist, në interpretime të vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale:
1967 – çmimi i tretë në interpretimin e këngës “Rrugëve të fshatit” (Hyjo kalë vrapo) të Zyhdi Barbullushit.
1966 – çmimi i tretë në interpretimin e këngës “Si gjeologët”
1971 – çmimi i dytë në interpretimin e këngës “Vëllai aksionist” te Leonard Dedes
1972 – çmimi i parë në interpretimin e këngës “Beni, Mira dhe receli” te Xh. Ujkanit e P. Selimit (duet me Myfarete Laze).
1973 – çmimi i dytë në interpretimin e këngës “Tornitorit” te Nexhmedin Dokos.
Gjate periudhës së shkollës u aktivizua me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe me pas, të Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” duke marre pjese ne shfaqjet artistike dhe kënduar me sukses në skenat e Shkodrës. Fiton kinoprovën në Tiranë, për filmin “Nga mesi i erresires”, në kinostudion “Shqipëria e re” por për shkak të biografisë politike nuk pranohet. Gjatë viteve te shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova”, u aktivizua me orkestrën e Estrades se Shkodrës dhe ne orkestrën Simfonike (Filarmonike) te Shkodrës, duke marre pjese ne te gjithë koncertet e organizuara. Po ashtu u angazhua edhe nëpër grupe private (orkestrinat e vogla) në aktivitetet e shkollave të mesme të qytetit, të Institutit Pedagogjik si dhe nëpër festa familjare te qytetareve të Shkodrës. Kjo e ndihmoi të thellojë njohjen me folklorin dhe pafundësinë e bukurisë së këngës popullore e qytetare shkodrane, në veçanti dhe të asaj shqiptare në përgjithësi. Pas përfundimit të shkollës së mesme (1977) caktohet për të kryer stazhin në Kombinatin e Drurit, pastaj në ndërmarrjen e Zooteknisë, ku jep kontribut të spikatur në ngritjen e grupit artistik të saj. Me këtë grup fiton flamurin e konkurrimit midis grupeve artistike të ndërmarrjeve të qytetit të Shkodrës. Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve, në Tiranë punoi në Teatrin e Operas dhe Baletit si u aktivizua me grupin “Na bashkoi Kenga Popullore”, si solist dhe instrumentist, duke debutuar në skenat e gjithë Shqipërisë. Për publikun shqiptar, kanë mbetur të pashlyera interpretimet duet me Irma Libohovën “Në fushë”, me Valdete Hoxhën “Korrim grurë”, me Zeliha Sinën “Potpouri Dibrane”, si dhe kënga “Kjo Kosova e ka adet, kah një Pashe me e mbytë për vjet'”, etj. Në vitet 1978-1982 fiton dy çmime në “Dekadat e Majit”. Në vitin 1981 fiton kinoprovën për aktor në filmin “Në çdo stinë” të regjisorit Viktor Gjoka (për rolin e kitaristit). Mbas këtyre interpretimeve të suksesshme, vjen një periudhë e zymtë dhe e dhimbëshme për jetën e aktorit, këngëtarit dhe instrumentistit Frederik Ndoci. Një letër anonime e akuzonte si “agjent i CIA-s, të KGB-se, të UDB-se, të Vatikanit etj.” dhe si pasojë dënohet nga ligjet e diktaturës në fuqi. TV shqiptar ndalon çdo transmetim të interpretimeve te tij, filmike e muzikore. Pas kryerjes së dënimit, rinis punën në Burrel për disa muaj dhe më pas transferohet si aktor në Estradën e Shkodrës, ku menjëherë spikat cilësia e larte e interpretimeve, duke patur vlerësime pozitive edhe nga shtypi i kohës. Vitet 1983-1984 shënojnë një kthesë të re në jetën e artistit Frederik Ndocit. Ai merr pjesë në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje” të regjizorit Rikard Ljarja. Filmi fiton çmim dhe roli i luajtur nga Frederiku aktor, vlerësohet nga shtypi dhe publiku i kinemasë. Shkëputja për një kohë nga veprimtaria artistike e estradës së Shkodrës, për shkak të filmit i shkaton sërish probleme me “hijen e persekutimit” që e ndjek dhe për këtë arsye dënohet sërish me gjashtë muaj punë të rëndë fizike në riedukim. Ndërkohë role të reja në filmat shqiptarë pasurojnë biografinë e tij artistike:
“Kitaristi” në filmin “Në çdo stinë, 1981” të regjisorit Viktor Gjoka ;
“Fundi i një gjakmarrjeje, 1983” e regjisorit Rikard Ljarja ;
“Tagrambledhësi”, ne filmin “Dasma e shtyrë, 1984” të regjisorit Mark Topallaj ;
“Mësuesi”, në filmin ” Kur hapen dyert e jetës, 1986″ të regjisorit Rikard Ljarja ;
“Leka”, në filmin ” Flutura në kabinën time, 1988″ të regjisorit Vladimir Prifti ;
“Andi Bega” (protagonist) në filmin “Edhe ashtu edhe kështu, 1989” të regjisorit Bujar Kapexhiu.
Në fundin e viteve ’80, një takim me kantautorin e mirënjohur Ardit Gjebrea (shok i festivaleve të pionierit) bëhet vendimtar për rikthimin e artistit në skenën e TV-shqiptare, në Festivalin e Pranverës 1986, me këngën “Pranvera do lule shumë” të prezantuar nga Rita Ndoci.
Në vitet 1990 transferohet në Itali dhe pas disa muajve i paraqitet publikut në një koncert me grupin e studentëve, të cilëve u mësonte kitarën. Sukses ishte i padiskutueshem dhe më pas vjen nje koncert prej 5 orësh, para qytetarëve të provincës. Aktivizohet me grupet e ndryshme si “Le rose Rosse” (Piacenza), “La pagina d’album” (Bergamo), me të cilët regjistron kasetën dhe CD-në e parë : “Di tutto di piu'”. Kjo paraqitje i dha mundësi të përgatiste shumë shpejt Albumin CD të dytë “Sono Gitano”, kënëgët “Malaguegna” dhe “Caminito”, të të cilit qëndruan si sigla të programit TV “Canta Italia”, për më se gjashtë muaj. Gjatë qëndrimit në Itali, debutoi me sukses në mjaft skena, diskoteka, nëpër festa në sheshet e provincës së Piacenza (Bergamo), por edhe ne skenat e veriut dhe te qendrës së Italisë. Dha mbi 26 koncerte çdo muaj edhe në Zvicër (Lugano), në Francë (Nicë), në Montekarlo, me një numër total në rreth 300 koncerte në vit. Në fund të viteve ’90 transferohet në Amerikë, ku realizon Albumin CD : “Frederik & Friends”. Në 2005, në New York, ku jeton me këngëtaren Aida Caci, realizon në studion diskografike “Blue November Records” albumin “Canterina”. Ndër projektet e shumta të Frederik Ndocit është edhe botimi i një përmbledhje me poezi, me titulin provizor “Zërat e shpirtit”, me rreth 100 poezi, të gjitha të shkruara në emigrimin e gjatë të këngëtarit nëpër botë. Kjo është hera e parë, që këngëtari Ndoci, del para publikut edhe në një profil tjetër, në atë të poetit. Në poezitë e tij, ai flet për tematika që shtrihen në fusha dhe prekin probleme të ndryshme, që nga politika, problemet sociale, braktisja, dashuria etj. Është mendimi dhe reflektimi, që e ka shoqëruar nëpër rrugët e tij në botë, që nga toka e parë e huaj ku emigroi – Spanja – deri tek “Toka e Premtuar e Lirisë- Amerika. Gjithashtu, përshkruan mbresa udhëtimesh në vende të tjera evropiane, ku dha koncerte apo vizitoi mrekullitë e natyrës së tyre.
Në Mars 1988, Frederik Ndoci merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1988 me këngën “Pranvera Do Lule Shume”.
Në Dhjetor 1988, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 27-të në RTSH me këngën “Ne Cdo Zemer Nje Here Troket”.
Në Dhjetor 1988, Irma Libohova & Frederik Ndoci marrin pjesë në Festivali i 27-të në RTSH me këngën “Jeto Rinine”.
Në Prill 1989, Frederik Ndoci merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1989 me këngën “Syte E Tu”.
Në Dhjetor 1989, Frederik Ndoci, Manjola Nallbani & Juli Ndoci marrin pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën “Toka E Diellit”, ku fituan Çmimin e Parë.
Në Dhjetor 1989, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën “Kenge Pafund Eshte Rinia”.
Në Prill 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1990 me këngën “Ne Bijtë E Lirisë”.
Në Dhjetor 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Dite Tjeter”.
Në Dhjetor 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Le Te Hapen Dritaret”.
Në Dhjetor 1996, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Engjejt E Prespes”.
Në Dhjetor 1996, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Kitara E Paqes”.
Në Dhjetor 2006, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Balada E Gurit”, në bashkëpunim me Aida Ndoci, ku fituan Çmimin e Parë. Kënga është kompozuar nga Ardian Hila, me tekst të poetit Pandi Laço dhe me orkestrim të Ardian Hilës.Me këtë këngë, prezantoi Shqipërinë në festivalin evropian të kënëgës “Eurovision Song Contest 2007” në Helsinki, Finlandë me kengen Hear my plea, por nuk hyn ne finale, duke u renditur e 17-ta.
Më datë 27 Qershor 2007, Frederik Ndoci publikon videoklipin “Hear My Plea”.
Në Dhjetor 2011, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Oh.. Jeta Ime”.
Në Dhjetor 2013, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 52-të në RTSH me këngën “Një Ditë Shprese”.
Në vitin 2017 merr titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Bujar Nishani.
Më datë 22 Dhjetor 2018, Top Media publikojnë videoklipin “Lule”, në bashkëpunim me Frederik Ndocin. Newspower.al i uron edhe 100 vite mjeshtrit Ndoci.