Partia Socialiste së bashku me ligjin për rihapjen e dosjeve të personave që kanë marrë çertifikatën e sigurisë me konfirmimin se nuk kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit do të shohin dhe ligjin e dekriminalizimit. Pas mbledhjes së grupit parlamentar Taulant Balla ka shigjetuar Sali Berishën duke theksuar se personat e shpallur non grata nga shtetet aleate nuk mund të jenë pjesë e parlamentit.
“Sali Berisha është shpallur person I përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime të thella” tha Balla sot pas mbledhjes së qeverisë.
Përfaqësuesi i Socialistëve po ashtu kërkoi nga SPAK hetimin e pronës së ish sport klub Partizani por edhe çështje të tjera që socialistët i konsiderojnë të rëndësishme.
Taulant Balla: “Si ka mundësi që një pronë publike mu në qendër të Tiranës ti transferohet subjekteve të lidhur me ish kryeministrin e kohës me një vlerë qesharake”
Edhe pse i konsiderojnë afera të mëdha korruptive, nisma e socialistëve dhe kërkesa e shtuar drejt SPAK vjen në një kohë kur opozita ka intensifikuar nismat.
Madje Berisha tashmë po zhvillon takime me grupe të interesit në rrethe, teksa Meta ka hapur dosjen e incineratorëve duke akuzuar qeverinë për abuzimin me mbi 430 milionë euro.