Sidrit Mehaj është një nga nxënësit ekselentë të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër.
Është shpallur fitues në 10 degët e përzgjedhura për studimet e larta, mes të cilave kryesonte mjekësia.
Sidrit Mehaj: Dola fitues në raundin e parë por dega ime është Mjekësia e Përgjithshem dhe ajo është baza ime.
Por si shumë të rinj të tjerë, në këtë vit të ri akademik ai nuk do të ulet në auditoret e universiteteve shqiptare.
Sidrit Mehaj ka zgjedhur Turqinë për të vijuar formimin e tij në fushën e mjeksisë, duke shpjeguar edhe arsyet e kësaj zgjedhje.
Sidrit Mehaj: Turqia ka një mjekësi shumë të mirë dhe shquhet për një sistem arsimor cilësor dhe të organizuar. Dhe për faktin se atje besoj se ka më shumë në fushën e kërkimit shkencor.
Nuk di të thotë nëse do të kthehet, pasi kjo do të varet nga rrethanat, por një mesazh e ka për rininë.
Sidrit Mehaj: Një persona që zgjedh një fushë duhet të punojë shumë për zgjedhjen e tyre. Studentët të mos harrojnë gjuhën dhe vendin e tyre sepse është një pasuri e jashtëzakonshme.
Nga viti në vit numri i të rinjve që largohen nga Shqipëria ka ardhur duke u rritur dhe kjo reflektohet në regjistrimet e reja në universitete.
Rreth 7 mijë maturantë kanë aplikuar në Universitetin e Shkodrës, Luigj Gurakuqi në fazën e parë të regjistrimeve.
Degët që kryesojnë janë infermieria, juridiku dhe ekonomiku. Por krahasuar me pak vite më parë, sot në këtë institucion arsimor ulen 50% më pak student.