Teatri “Migjeni” i Shkodrës korr një tjetër sukses, këtë hërë në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë “KokoFest” që mbahet në Korçë. 

Komedia “Gjaja” u vlerësua me dy çmime në këtë festival.  Regjia më e mirë Altin Basha dhe Aktorja më e mirë protagoniste Krist Lleshi!

Komedia “Gjaja” e dramaturgut anglez Xho Orton me regji të Altin Bashës ku trajtohet problematika e korrupsionit është shfaqja me të cilën u prezantua Shkodra në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në këtë edicion. 

Artdashësit mbushën sallën e tetarit dhe shijuan lojën e aktorëve Pjerin Vlashit, Krist Lleshin, Jozef Shirokën, Simon Shkrelit, Fritz Selmanit dhe Nikolin Ferketës. Ndërkohë juria e festivalit i dha vlerësime maksimale shfaqjes. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu