📍Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit Shqiptaro-Polak në Shkodër është ky mbishkrim latin që daton në shek-llI pas Krishtit zbuluar në sterën 2 (ndërtime mesjetare)në Kështjellën Rozafa.
Zbulimi ka të bëjë me një dedikim që lidhet me emrin zyrtar të qytetit colonia Scodranorum.
🤝Për shkak të pamundësisë së aksesit për ta vizituar në sit këtë objekt që qëndron në pilastrën qëndrore të sterës, mbuluar gjatë gjithë kohës nga uji, u bë e mundur riprodhimi i një kopje të tij.
👏Falë bashkëpunimit të Misionit Shqiptaro-Polak 🇲🇨dhe DRTK Shkodër, mbishkrimi u realizua mjeshtërisht nga specialisti @drtk_shkoder Petrit Bilali, ndërsa ekspozimi i kopjes për vizitorët do të qendrojë në pavionin e antikitetit në Muzeun e Kështjellës, shoqëruar dhe me informacionin përkatës për vizitorët.
Misioni Shqiptaro-Polak🇦🇱🇲🇨 (2011-2017) hulumtoj në gjurmët e Shkodrës antike, duke nxjerrë në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët e tij.
🙏Falenderim të veçantë për bashkëpunimin @shkodra_historic_museum dhe të gjithë stafit të përkushtuar të muzeut që mundësuan pasqyrimin e mbishkrimit për publikun.
@ministriakultures









