Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka vijuar takimet me strukturat e partisë në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër. Ndalesa e radhës ishte në Velipojë, ku në fokus të diskutimeve ishin propozimet për kandidatët për Bashkinë Shkodër, si dhe forcimi i komunikimit me bazën dhe qytetarët.
Statusi plote:
Vijojmë takimet me strukturat tona. Këtë radhë ndalesa jonë ishte në Velipojë, ku diskutuam mbi propozimet për kandidatët për Bashkinë Shkodër, si dhe rëndësinë e takimeve të vazhdueshme me bazën, seksionet dhe qytetarët në terren.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe protesta e nesërme, më 28 Nëntor, ku Shkodra do të jetë e pranishme masivisht.
Bashkëbisedim, organizim dhe angazhim në çdo njësi të Shkodrës!






