Ballina Aktualitet Rektorja në detyrë dhe ish rektori në garën për drejtimin e Universitetit...

Rektorja në detyrë dhe ish rektori në garën për drejtimin e Universitetit të Shkodrës

Blerta Dragusha dhe Adem Bekteshi janë dy kandidatët që kanë paraqitur aplikimet për postin e rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në kuadër të procesit zgjedhor për plotësimin e mandatit të mbetur.

Hapi i radhës i takon Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ), i cili pritet të shqyrtojë dokumentacionin dhe të vendosë ditën e nesërme nëse dy kandidaturat përmbushin kriteret e përcaktuara për të vijuar garën në zgjedhjet e 14 dhjetorit.

Blerta Dragusha mban aktualisht detyrën e rektore­s së komanduar të universitetit. Ajo u vendos në këtë pozicion pas dorëheqjes së Tonin Gjurajt, me qëllim drejtimin e institucionit deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Mandati që do të plotësohet përfundon në qershor të vitit 2028.

Ndërkohë, Adem Bekteshi ka drejtuar më parë Universitetin e Shkodrës. Ai u zgjodh rektor në vitin 2016, për një mandat katërvjeçar.

Nëse KIZ konfirmon vlefshmërinë e të dy aplikimeve, gara për drejtimin e universitetit pritet të zhvillohet mes dy emrave që kanë mbajtur më parë role drejtuese në këtë institucion.

Në garën për rektorin ishte përmendur edhe emri i ish-rektores Suzana Golemi, por ajo nuk ka paraqitur kandidaturën, duke u tërhequr nga mundësia e pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks